Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Njëri 18, tjetri 26 vjet”, nga QKUK japin detaje për tragjedinë në rrugën A: Njëri nga ta vdiq

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 18:00
“Njëri 18, tjetri 26 vjet”, nga QKUK japin detaje për tragjedinë në rrugën A: Njëri nga ta vdiq

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën “A” në Prishtinë, ku është rrëzuar një vinç. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, deklaruan nga Policia.

Ndërkohë, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Lajmi.net se nga aksidenti janë dërguar në Qendrën Emergjente dy persona të lënduar rëndë.

“Dy të lënduar janë sjellë nga ndihma e shpejtë në Qendrën Emergjente. Njëri i lindur në vitin 2000, ndërsa tjetri në vitin 2008. Të dy kishin politrauma të rënda. Pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra të reanimimit (RCP) për rreth dy orë, për fat të keq njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Personi tjetër ndodhet në Qendrën Emergjente me lëndime të rënda, por në gjendje stabile dhe do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale”, deklaroi Syla.

qkuk

Më shumë nga Lajme

  • 14:43186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim
  • 14:35Gërvalla pas miratimit të ligji për Byronë: Qytetarët po e presin me padurim
  • 14:34Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë
  • 14:04Tahiri: Projektligji për Specialen të votohet edhe në lexim të dytë - UÇK është e të gjithëve
  • 13:37Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së, kryeshefi i deritashëm humbi garën në Kuvend