Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një punëtor 50-vjeçar humb jetën në një fabrikë në Suharekë

GD
Gazeta Demos26 shtator 2025 në 19:42
Një punëtor 50-vjeçar humb jetën në një fabrikë në Suharekë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Suharekë, ku një punëtor i fabrikës “NewBalkan”, me inicialet M.D., ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Rasti e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se i ndjeri ishte lënduar aksidentalisht, ku dyshohet se është goditur nga një pjesë metalike e një vinçi.

“I lënduari është transportuar me autoambulancë të QKMF Suharekë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka mbërritur pa shenja jete”, tha Bytyqi për Sinjalin.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Më shumë nga Lajme

  • 18:29Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK-në e Pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Thaçin
  • 18:13Seanca e nesërme në Kuvend, Aleanca del në konferencë sonte
  • 18:09Deliu: Është banale të ftohet seanca nesër, është farsë e VV-së
  • 18:00Fundjavë përvëluese në Kosovë
  • 17:58Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59