Rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Malishevë raportohet se ka plot 7 orë që ka mbetur pa rrymë.

Një banor i kësaj zone, tha se kjo gjendje po i shqetëson.

Pos tjerash, ai tha se nga KEDS-i nuk po iu përgjigjen, teksa ankohet edhe për faturë të fryrë të energjisë elektrike.