Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sonte, më 10 maj, në orën 24:00 do të përmbyllet periudha për subjektet e reja politike, siç janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, për të dorëzuar aplikimin online për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Express se “deri rreth orës 19:00 të ditës së sotme, KQZ ka pranuar aplikimin për certifikim nga 3 koalicionet e njoftuara më herët për këto zgjedhje, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”.
Sipas tij, subjektet e reja që kanë paraqitur aplikimin për certifikim, janë:
– Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga partitë politike Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane;
– Koaliconi “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan;
