Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 16:03
Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datë 18.09.2026 për të pandehurit:

F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Fajdeja,

B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Fajdeja (në bashkëkryerje me të pandehuri A.D.,), Sulmi ndaj personit zyrtar, dhe Rrezikimi i trafikut publik

A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Fajdeja, (në bashkëkryerje me të pandehurin B.S.,).

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Të pandehurit Beqir Selimi., dhe Arsim Dogani., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontraktojnë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, duke shfrytëzuar pa përvojën, gjendjen financiare – personale dhe familjare në të cilën ka qenë i dëmtuari, ndërsa me date 18.08.2026 janë hasur ne flagrance duke pranuar para nga këtu i dëmtuari te holla këto të pranuara ne emër te kamatës, me ç’rast duke ikur nga policia këtë shumë të të hollave i merre i pandehuri A.D., dhe zbret nga vetura ne fshatin Vlashnje ndërsa vetëm pas disa minutave që të dytë arrestohen nga Policia e Kosovës.

I pandehuri Fadil Selimi, nga data e pavërtetuar e vitit 2020, e deri në fillimin e hetimeve dhe në vazhdimësi, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, duke shfrytëzuar pa përvojën, gjendjen financiare – personale dhe familjare në të cilën ka qenë i dëmtuari.

I pandehuri Beqir Selimi:, Me datë 18 gusht 2026, sulmon zyrtarin policor ne atë mënyrë që derisa ky i fundit ka qenë në detyrë zyrtare në mbështetje te realizimit të planit operativ dhe i pozicionuar ne hyrje te rrugës të cekur me qëllim të arrestimit të pandehurve, në atë mënyrë që i pandehuri duke drejtuar automjetin në veturë me të ka qenë me te vërejtur zyrtaret policor nuk ndalet por vozit me shpejtësi dhe gjate ikjes godet këtu te dëmtuarin zyrtarin policor dhe vazhdon me shpejtësi ne drejtim te fshatit Vlashnje, ndërsa te dëmtuarit – zyrtarit policor me këtë veprim i shkakton lëndim të lehtë trupor.

I pandehuri B.S., i cili ka qene duke i ikur policisë të përshkruar si më lartë, si rezultat i shpejtësisë së madhe në atë pjese te rrugës në momentin kritik ne dalje te fshatit Vlashnje, godet një (1) këmbësore, e cila si pasoj e goditjes pëson lëndime të rënda trupore

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh provat materiale dhe shkresat që i janë bashkëngjitur dosjes së Prokurorisë me rastin e parashtrimit të kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, të cilat e arsyetojnë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

Gjykata ka vlerësuar pretendimet e palëve në seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, por duke marrë parasysh peshën e veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer këto vepra penale, në rastin konkret vetëm me masën e paraburgimit, do të sigurohet prezenca e të pandehurve në këtë fazë të procedurës, dhe do të sigurohet mbarëvajtja e procedurës paraprake e papenguar.

bazuarmuajparaburgim

Të ngjashme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim

12:41
I riu nga Deçani që aksidentua muaj më parë varroset sot

I riu nga Deçani që aksidentua muaj më parë varroset sot

08:02

Më shumë nga Lajme

  • 17:55Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar
  • 17:34Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK
  • 17:28Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar
  • 17:20Tre punëtorë të KEK-ut humbin jetën brenda më pak se dy muajsh, ngrihen shqetësime për sigurinë në punë
  • 17:18Spahiu: Ushtria jugosllave s’u çarmatos, armatimi i tyre mbeti në posedim edhe pas luftës në Kosovë