Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një grua harroi kuletën derisa bënte fotografi, disa të tjera ia marrin – policia kërkon identifikimin e të dyshuarave

GD
Gazeta Demos19 shtator 2025 në 12:34
Një grua harroi kuletën derisa bënte fotografi, disa të tjera ia marrin – policia kërkon identifikimin e të dyshuarave

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të disa të dyshuarave, në lidhje me një rast të raportuar si marrje e paautorizuar e një kulete të humbur nga një qytetare në Prizren.

Sipas autoriteteve, njëra nga të dyshuarat dyshohet se e ka marrë kuletën që i kishte rënë viktimës.

Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e saj, të lajmërojnë organet kompetente.

“Me datën 08.09.2025 rreth orës 12:40 e dëmtuara femër, derisa ishte duke bërë fotografim në hapësirën e jashtme të qendrës tregtare “ABI Çarshia” në Rr. Ekrem Rexha në Prizren e njëjta kishte harruar kuletën e saj në tokë, ndërsa kur është kthyer te lokacioni i njëjtë ka vërejtur se kuleta e saj nuk gjendet më aty. E njëjta përmes sigurimit të qendrës ka shikuar kamerat e sigurisë, ku ka vërejtur se një grup të personave të gjinisë femërore ndalen afër kuletës saj dhe njëra nga ato e merr kuletën, e së bashku largohen nga qendra. Në bazë të veprimeve hetimore kemi siguruar disa fotografi të personave të dyshuar nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tyre”, thuhet në njoftim.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”.

Më shumë nga Lajme

  • 14:04Tragjedi në Treboviq të Pejës, humb jetën një 3-vjeçar
  • 14:03Përplasja që zgjati 3 vite mbyllet në Gjykatë: Sejdo Berisha i kërkon falje ministrit Elbert Krasniqi për shpifje dhe fyerje
  • 13:06Caktohen gjyqtarët që do ta kenë në dorë rastin e krerëve të UÇK-së në Apel
  • 13:04Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales
  • 12:45Miratimi i buxhetit të Prishtinës për 2027, Rama: Vetëvendosje votoi kundër