Sipas njoftimit, një grua është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash. Për momentin, nuk dihen rrethanat e vdekjes së saj.

“Raportohet se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash është sjellë pa shenja jete viktima – femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.