Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nisma nuk i sheh zgjedhjet si opsioni të parë: Vetëm në rast se do të mungoj kompromisi politik

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 12:52
Nisma nuk i sheh zgjedhjet si opsioni të parë: Vetëm në rast se do të mungoj kompromisi politik

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 5 shtator njoftoi se ka pranuar kërkesën e Listës Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me procesin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke vendosur që ajo të mbetet në fuqi deri më 30 shtator 2025.

Në aktvendimin e publikuar thuhej se kjo masë ka për qëllim pezullimin e afatit 30 ditor për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar më herët nga një vendim i Kushtetueses.

Ndryshe Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës në seancën e 26 gushtit, pas pothuajse gjashtë muajsh nga mbajtja e seancës së parë për konstituimin e Kuvendit, ndërkohë që zgjedhjet parlamentare ishin mbajtur më 9 shkurt.

Megjithatë, pavarësisht këtij hapi të rëndësishëm, institucioni legjislativ sërish ngeci në zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

Një zvarritje e tillë, tashmë ka ngritur pikëpyetje mes deputetëve të opozitës pasi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i shohin si të pashmangshme zgjedhjet parlamentare.

Kjo gjë u deklarua hapur shpesh herë nga deputetët e kësaj partie, por edhe nga vetë kryetari i partisë Memli Krasniqi.

Sipas PDK-së zgjedhjet janë zgjidhja më e duhur për të dalë jashtë bllokadës së krijuar tash e sa kohë me legjislativin.

Mirëpo nga Nisma Socialdemokrate, thonë se zgjedhjet nacionale në vend mbesin si opsioni i vetëm në rast se do të mungoj kompromisi politik.

Kështu të paktën është shprehur për lajmi.net, deputetja e Kuvendit nga radhët e Nismës, Xhevahire Izmaku, e cila thotë se zgjedhjet nuk duhet të jenë opsioni i parë.

Sipas saj vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një kornizë të qartë ligjore, por se funksionalizimi normal i institucioneve nuk varet vetëm nga vendimi në letër.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një kornizë të qartë ligjore, por funksionalizimi normal i institucioneve nuk varet vetëm nga vendimi në letër , ai kërkon mbi të gjitha vullnet politik dhe një marrëveshje mes forcave politike”, thotë Izmaku.

Siç thekson deputetja, Izmaku, në rastet kur ekziston vullneti politik, gjithmonë ka hapësirë që institucionet të rikthehen në funksionimin e tyre.

“Sa i përket zgjedhjeve të reja, kjo mbetet një mundësi nëse mungon kompromisi politik. Megjithatë, zgjedhjet nuk janë gjithmonë zgjidhja e parë , ato duhet të jenë opsioni i fundit kur nuk ka marrëveshje mes partive për ta çuar vendin përpara. Pra, gjithçka varet nga gatishmëria politike për të gjetur zgjidhje”, ka theksuar tutje ajo.

Teksa potencoi se Kushtetuta jep rrugën, por se vullneti politik është ai që e bën zgjidhjen funksionale.

“Kushtetuta jep rrugën, por vullneti politik është ai që e bën zgjidhjen funksionale”, është shprehur Izmaku.

Ndryshe LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Së fundi kjo parti mbajti edhe mbledhjen e Këshillit të Kryesisë, ku emri i Albin Kurtit u vendos sërish për mandatimin e radhës të qeverisë. Por edhe pse emri i tij është i ditur, e paditur mbetet çështja se si do t’i sigurojë Kurti dhe VV-ja votat për qeverinë e ardhshme.

Nga zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Ndërkaq edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

NISMA

Më shumë nga Lajme

  • 10:25Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dëshmitarja: Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet
  • 10:17Një person gjendet pa shenja jete në Jelloc të Klinës, policia nis hetimet
  • 10:07Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML
  • 10:06Dy persona kapen me kamion të mbushur me drunj në Mitrovicë, nisin hetimet për vjedhje të pyllit
  • 09:52Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dalin para Gjykatës vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq