Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Nisja e procesit mësimor, vjen reagimi i SBASHK-ut

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 21:09
Nisja e procesit mësimor, vjen reagimi i SBASHK-ut

Procesi mësimor në Kosovë pritet të nisë më 1 shtator.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkëncës dhe Tekonologjisë kanë thënë për Klanin se të gjithë mësimdhënësit janë gati për të nisur vitin e ri shkollor.

Por, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga hapja e dyerve të shkollave, nga kjo sindikatë kanë shprehur shqetësim për një çështje që po vazhdon t’i përcjellë tash e sa vite.

Sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se nuk i kuptojnë zërat që në disa komuna mësimdhënësit po konsiderohen si “tepricë teknologjike”.

“Ne kemi një shqetësim sa i përket disa komunave që po proklamojnë se disa mësimdhënës janë ‘tepricë teknologjike’. Sinqerisht nuk i kuptoj, për shkak se në ato komuna ka konkurse të hapura për mësimdhënësit dhe vazhdimisht pranojnë, por sigurisht duan ta heshtin zërin kritik”, ka thënë Ymeri

Ndërkohë, sa i përket procesit të ri mësimor, ai ka thënë se sipas informatave që kanë, të gjitha shkollat janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Bazuar në informacionet që kemi pranuar, mësimdhënësit që ne i përfaqësojmë kanë nisur të paraqiten në shkolla dhe janë të gatshëm për nisjen e procesit mësimor. Në shumicën e shkollave veçse kanë përfunduar përgatitjet, në disa tjera renovimet janë në përfundim dhe presim që mësimi të nisë me kohë”, ka deklaruar ai.

Ymeri ka thënë se shpreson që procesi i subvencionimit të librave shkollorë të shkojë mirë dhe që nxënësit të mos vonohen me pranimin e tyre.

Ai ka hequr dilemat se kjo sindikatë po planifikon të organizojë ndonjë veprim sindikal që do të mund të vononte fillimin e procesit mësimor, pasi shpreson se kërkesat do të merren parasysh nuk niveli qendor.

Ndryshe, edhe nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar se mësimi do të fillojë më 1 shtator.

Por, nga Këshilli i Prindërve sërish janë shprehur pakënaqësi për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore dhe disa kërkesa tjera, e që sipas tyre, nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

mësimorkanëprocesit

Të ngjashme

Takimi me drejtuesit e gjimnazeve, Kumbaro: Procesi mësimor vijon, orët e humbura do të plotësohen të gjitha

Takimi me drejtuesit e gjimnazeve, Kumbaro: Procesi mësimor vijon, orët e humbura do të plotësohen të gjitha

08:49
Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër

08:04
Shkon në 310 numri i të lënduarve nga protestat në Shqipëri, 191 prej tyre policë

Shkon në 310 numri i të lënduarve nga protestat në Shqipëri, 191 prej tyre policë

22:05
Ermal Sadiku thotë se nuk s’ka dallim të madh mes Ramës e Kurtit: Të dy kanë prirje autoritare

Ermal Sadiku thotë se nuk s’ka dallim të madh mes Ramës e Kurtit: Të dy kanë prirje autoritare

20:11

Më shumë nga Lajme

  • 10:59Bëhet virale foshnja që pozoi si mbret pak minuta pas lindjes
  • 10:45Raporti i DASH-it për trafikimin me njerëz në Kosovë: 13 viktima të identifikuara, evidentohen edhe mangësi
  • 10:32Kapet turku me mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
  • 10:25Ligji për Specialen, përgjigjet Trendafilova: Askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë e zbatojnë ligjin
  • 10:07Bajrami-Kurtit për autostradën Prishtinë-Gjilan: Premtimet e pambajtura kërkojnë llogari, jo vota e duartrokitje