Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Nisi fushata zgjedhore, KQZ: Zgjat deri në orën 7:00 të 7 qershorit

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 16:34
​Nisi fushata zgjedhore, KQZ: Zgjat deri në orën 7:00 të 7 qershorit

Filloi zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se gjatë 10 ditëve të muajit qershor 21 subjekte politike do të zhvillojnë aktivitetet e tyre zgjedhore në të gjithë vendin. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fushata zgjedhore përfundon me hapjen e qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve.

“Për 10 ditë të qershorit në vazhdim, 21 subjektet politike, me gjithsej 902 kandidatë për deputetë, do të mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më datë 7 qershor. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e tyre përfundon me hapjen e qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve, pra në orën 7:00 të mëngjesit të datës 7 qershor. Pra, ashtu si në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale, dita e shtunë nuk është heshtje zgjedhore”, tha ai.

Elezi sqaroi se KQZ-ja ka rol në monitorimin e organizimit të takimeve të fushatës zgjedhore, pastaj fushatave reklamuese dhe materialeve të tjera promovuese gjatë kësaj periudhe.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i trajton ankesat lidhur me shkeljet eventuale gjatë procesit të zgjedhjeve, pasi kjo është detyrë e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, një institucion, pra, në të cilin do të mund të paraqiten ankesat gjatë kësaj periudhe të fushatës zgjedhore. Megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rol në monitorimin e organizimit të takimeve të fushatës zgjedhore, pastaj fushatave reklamuese dhe materialeve të tjera promovuese gjatë kësaj periudhe. Përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka angazhuar monitorues në çdo komunë të Republikës së Kosovës për të përcjellë nga afër aktivitetet e ndryshme të subjekteve politike. Roli i këtyre monitoruesve do të jetë përgatitja e raporteve lidhur me këto takime dhe të njëjtat do të mund të shërbejnë. Pra këto raporte do të mund të shërbejnë për të bërë krahasime me të dhënat të cilat i deklarojnë partitë apo subjektet politike në raportin financiar të fushatës zgjedhore, të cilin janë të obliguar që ta dorëzojnë pas zgjedhjeve në KQZ”, tha ai.

Me nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore, subjektet politike hyjnë në një periudhë të prezantimit të programeve dhe kandidatëve të tyre para qytetarëve.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 7 qershor.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë