Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, Basha akuzon OShP-në për vonesat në sanim

GD
Gazeta Demos29 maj 2026 në 12:08
Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, Basha akuzon OShP-në për vonesat në sanim

Që nga dita e djeshme ka nisur pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren.

Lidhur me situatën, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka deklaruar se Ministria e Infrastrukturës tashmë e ka përgatitur projektin për sanimin e skarpateve, mirëpo realizimi i tij është bllokuar për shkak të procedurave në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

“Ministria jonë e ka hartuar projektin për sanimin e skarpateve dhe kontrata është dhënë më 10 prill 2026. Megjithatë, për shkak të ankesave, ky projekt po mbahet në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), përtej çdo afati të arsyeshëm”, ka th[n[ ai.

Ai shtoi se, sikur OShP-ja të ishte më efikase dhe të mos kishte zvarritje të panevojshme, projekti i sanimit tashmë do të ishte duke u realizuar dhe qytetarët nuk do të përballeshin me rrëshqitje dheu në rrugë.

Postimi i plotë i Bashës:

Të dashur qytetarë,

Nga dje ka filluar pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren.

Ministria jonë e ka hartuar projektin për sanimin e skarpateve dhe kontrata është dhënë më 10 prill 2026. Megjithatë, për shkak të ankesave, ky projekt po mbahet në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), përtej çdo afati të arsyeshëm.

Sikur OShP-ja të ishte më efikase dhe të mos kishte zvarritje të panevojshme, sot projekti i sanimit do të ishte duke u realizuar, ndërsa qytetarët nuk do të përballeshin me dhe e rrëshqitje në rrugë.

Autoudha po pastrohet nga rrëshqitjet e dheut, dhe qytetarët i falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin e treguar për këto vonesa të shkaktuara, pa fajin tonë.

Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor dhe nuk do të ndalemi së intervenuari aty ku ka rrezik për qarkullimin dhe jetën e tyre.

DIMAL BASHA

Më shumë nga Lajme

  • 20:10Shefi i NATO-s, Mark Rutte, parakalon pranë figurës së Adem Jasharit në Iowa
  • 19:58Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
  • 19:36Nesër vazhdon seanca ndaj gjashtë të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika
  • 19:35“Liria Ka Emër” kërkon mbështetjen e “Dardanëve” në protestën për ish-krerët e UÇK-së
  • 19:35Djali i heroit Idriz Rrecaj, njofton se e pamja për babanë e tij do hapet pas procedurave të IML