Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis numërimi i votave nga 29 përfaqësitë diplomatike

GD
Gazeta Demos2 janar 2026 në 11:03
Nis numërimi i votave nga 29 përfaqësitë diplomatike

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sot më 2 janar ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një konferencë për media.

“Siç e dini, më 27 dhjetor 2025, në 29 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës, është zhvilluar votimi për shtetasit e regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga këto misione diplomatike. Nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24% dhe këto fletëvotime do t’i nënshtrohen numërimit. Pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve nga votimi fizik në përfaqësitë diplomatic, do të vazhdojmë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës, që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë vendit, ajo në Berlin (Gjermani) dhe në Bernë (Zvicër)”, tha ai.

Ai shtoi se nga mbi 28,500 pako me fletëvotime të supozuara të tërhequra deri tani, janë aprovuar 27,600 dhe janë refuzuar mbi 950 për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit të votuesit.

“Deri më tani, nga dy kutitë postare, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së. Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit. Pra, në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime”, tha ai.

“Nga votimi me postë, siç e kemi treguar më herët, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës. Tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026”, tha ai.

Ai ka bërë të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon aktivitetet për shpalljen sa më të shpejtë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas tij Procesi i verifikimit të rezultateve dhe numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka rifilluar të enjten në 11 komuna. Elezi tha se deri më 1 janar 2026, janë përmbyllur aktivitetet në pesë komuna: Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan dhe Suharekë, ndërsa po vazhdojnë në Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj.

“Të enjten pasdite, në 11 komuna ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Deri të enjten në mesnatë (1 janar 2026) procesi është përmbyllur në Qendrat Komunale të Numërimit, në 5 komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan dhe Suharekë, ndërkaq po vazhdon në 6 komunat Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj. Pra, KQZ planifikon që aktivitetet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit të përmbyllen në këtë fundjavë”.

“Deri më tani (e premte, 2 janar 2026, ora 10:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,995 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se rreth 90%”.

“32 komunat me 1,529 vendvotime, të cilat kanë përmbyllur aktivitetet nga dita e hënë (29 dhjetor 2025) dhe deri të enjten (1 janar 2025, ora 23:00), janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot ( Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72), Kaçanik (45), Mitrovicë e Jugut (102), Gjakovë (145), Malishevë (75), Lipjan (85) dhe Suharekë (89)”, tha ai. /Ekonomiaonline

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 20:43Dogana konfiskon mijëra aksesorë elektronikë dhe produkte me marka të njohura
  • 20:42Moti për fundjavë: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë
  • 20:30Lavrovi, Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në
  • 19:58Shkoi për operacion estetik në Turqi, 38-vjeçarja humb jetën tragjikisht
  • 19:44Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë