Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis monitorimi elektronik i komunikacionit në Maqedoninë e Veriut, Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët

GD
Gazeta Demos2 shkurt 2026 në 17:56
Nis monitorimi elektronik i komunikacionit në Maqedoninë e Veriut, Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë nisur zbatimin e sistemit elektronik për monitorimin e komunikacionit rrugor, të njohur si “Qyteti i sigurt”, përmes të cilit do të evidentohen automatikisht shkeljet në trafik.

Sipas informacioneve zyrtare, monitorimi do të realizohet përmes pajisjeve teknike dhe kamerave inteligjente, të cilat regjistrojnë shkeljet e dispozitave të komunikacionit në përputhje me legjislacionin përkatës të Maqedonisë së Veriut.

Në fazën e parë, sistemi do të zbatohet në qytetet Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Në këto zona do të evidentohen shkelje si: tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, kalimi në semafor të kuq, ndalimi dhe parkimi i parregullt, si dhe qarkullimi me automjete të paregjistruara.

Prej sot filloi zbatimi i sistemit “Safe City”, Toshkovski sqaroi sanksionet dhe tolerancat për shoferët

Autoritetet kanë bërë të ditur se sistemi “Qyteti i sigurt” do të vlejë edhe për automjetet me targa të huaja, përfshirë ato nga Kosova. Në rast se një shtetas i huaj kryen shkelje të konstatuar nga ky sistem, ai do të njoftohet gjatë hyrjes ose daljes nga territori i Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët e huaj kanë të drejtë që ta paguajnë 50 për qind të gjobës nëse pagesa realizohet brenda afatit prej tetë ditësh. Ndërkaq, në rast të mospajtimit me shkeljen ose mosrealizimit të pagesës, ndaj tyre do të iniciohet procedurë kundërvajtëse për të huaj para gjykatës kompetente.

Ky njoftim u është adresuar qytetarëve me qëllim të informimit dhe rritjes së kujdesit, si dhe respektimit të dispozitave ligjore gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në Maqedoninë e Veriut.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 12:29“UÇK, UÇK!”, thirrjet e mijëra protestuesve jehojnë në sheshin e Prishtinës
  • 12:27Limaj: Duhet të diskutohet integriteti i gjyqtarëve që gjykuan ish-krerët e UÇK-së
  • 12:27Cali me shokët e Hagës shprehin ngushëllime për Flora Brovinën: Ajo ishte UÇK!
  • 12:20Veterani Abdyli: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë shënuesit e lirisë sonë!
  • 12:15Policia tentoi ta ndalojë Aida Dërgutin nën pretendimin se shkeli rregullat e komunikacionit, protestuesit i dalin kundër