Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis aksioni për kontrollin e peshës së bukës dhe peshoreve në furrat e Kosovës

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 15:58
Nis aksioni për kontrollin e peshës së bukës dhe peshoreve në furrat e Kosovës

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka nisur aksionin për mbikëqyrjen e peshës së bukës dhe verifikimin e vlefshmërisë së peshoreve në furrat e bukës në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, inspektimet kanë filluar në rajonin e Prishtinës, ndërsa në ditët në vijim pritet të shtrihen edhe në komunat e tjera të Kosovës

Aksioni është ndërmarrë pas ankesave të vazhdueshme të konsumatorëve për dyshime se pesha e deklaruar e bukës nuk përputhet me peshën reale të produktit të shitur.

Gjatë kontrolleve, zyrtarët e AMK-së po verifikojnë rregullsinë dhe afatin e vlefshmërisë së peshoreve që përdoren nga furrtarët. Po ashtu, po kontrollohet pesha e bukës dhe nëse operatorët ekonomikë posedojnë pëlqimin për kushtet minimale teknike.

“Sipas Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, mospërputhja ndërmjet masës së deklaruar dhe masës reale të produktit konsiderohet mashtrim ndaj konsumatorit. Për këtë shkelje, bizneset mund të gjobiten nga 1,000 deri në 10,000 euro”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, përdorimi i peshoreve ose mjeteve të tjera matëse të parregullta mund të ndëshkohet me gjobë prej 500 deri në 1.500 euro për subjektet juridike, në bazë të legjislacionit në fuqi për metrologjinë.

AMK dhe IQMT u kanë bërë thirrje furrtarëve që të verifikojnë në kohë vlefshmërinë e peshoreve, të sigurojnë matje të sakta dhe të respektojnë kërkesat ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve.

Bizneset që nuk posedojnë pëlqimin për kushtet minimale teknike janë ftuar të aplikojnë sa më shpejt pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

bukëspeshorevekosovës

Të ngjashme

Kaq kosovar u karguan nga vendi brenda këtyre 5 viteve

Kaq kosovar u larguan nga vendi brenda këtyre 5 viteve

19:10
Altin Krasniqi publikon fotografinë historike të babait të tij, Jakup Krasniqit, me ish-presidentin amerikan Bill Clinton

Altin Krasniqi publikon fotografinë historike të babait të tij, Jakup Krasniqit, me ish-presidentin amerikan Bill Clinton

14:55
Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

12:52
FSK-ja me aktivitete në Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës del me njoftim

FSK-ja me aktivitete në Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës del me njoftim

11:52

Më shumë nga Lajme

  • 19:02Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në sheshin Skënderbej. Afrohet policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë
  • 18:57Aksident në Fier, një person përfundon në spital
  • 18:55Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit
  • 18:54Syla i OVL UÇK: Jemi ndier të fyer që Kurti s’na ftoi në grupin që po e harton strategjinë për Specialen
  • 18:36Nufi takon komandantin e ri të KFOR-it: Kontribuojmë në promovimin e stabilitetit në Kosovë