Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ngjyrosja e shtatorës së Skënderbeut, reagon Totaj: Akt i papranueshëm, është kryer pa autorizimin e Komunës

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 11:17
Ngjyrosja e shtatorës së Skënderbeut, reagon Totaj: Akt i papranueshëm, është kryer pa autorizimin e Komunës

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pas rastit të ngjyrosjes së përkrenares dhe shpatës së shtatores së Skënderbeut në këtë qytet.

Ai me anë të postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se ky veprim është kryer pa autorizimin e Komunës dhe nuk ka pasur asnjë njoftim apo kërkesë për leje në lidhje me këtë ndërhyrje.

“Ky veprim nuk është pjesë e asnjë procesi zyrtar restaurimi të miratuar nga Komuna apo ndonjë institucion tjetër kompetent, sipas njohurive që kemi. Nuk ka pasur asnjë vendim institucional për ndryshimin e pamjes së monumentit”.

“Komuna e konsideron këtë akt si ndërhyrje të paautorizuar dhe është e papranueshme. Gjithashtu, organet kompetente, përkatësisht Policia e Kosovës, është duke zhvilluar hetime për këtë rast”, thotë Totaj.

I pari I Prizrenit më tutje deklaron se çdo ndërhyrje mbi monumentet që mbajnë figurën e Skënderbeut duhet të bëhen vetëm përmes rrugëve institucionale, me transparencë dhe respekt maksimal ndaj simbolikës që përfaqëson.

“Komuna e Prizrenit është e përkushtuar në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të qytetit dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për ta garantuar mbrojtjen e tyre”.

Më shumë nga Lajme

  • 16:40Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
  • 16:35Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës
  • 16:20Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për “George Washington-in e Kosovës”
  • 16:15Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut
  • 15:35Organizatat e shoqërisë civile letër Amnesty International për Deklaratën e 16 shtatorit: Sqarojeni mirë kontekstin e viktimave