Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ngjyrat e Lirisë” në Prishtinë: Arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

GD
Gazeta Demos30 gusht 2026 në 21:45
“Ngjyrat e Lirisë” në Prishtinë: Arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës për liri dhe kujtesës kolektive.

Në ekspozitë janë prezantuar vepra të piktorëve, skulptorëve dhe artistëve të mediumeve të ndryshme, të cilët përmes krijimtarisë së tyre kanë trajtuar luftën e UÇK-së, sakrificën, viktimat dhe pasojat e luftës.

Në ceremoninë e hapjes, në emër të platformës “Liria ka Emër”, foli Eliza Hoxha, e cila theksoi rëndësinë e artit si një prej mënyrave më të fuqishme për ta ruajtur dhe përcjellë kujtesën historike te brezat e rinj.

“Liria jonë ka një histori, ka emra, ka sakrificë dhe ka kujtesë. Përmes artit, kjo histori merr një gjuhë tjetër, por mesazhi mbetet i njëjtë: liria që e gëzojmë sot është ndërtuar mbi sakrificën e shumë brezave dhe ajo duhet të kujtohet, të nderohet dhe t’u përcillet brezave që vijnë”, tha Hoxha.

Ajo theksoi se ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” synon ta sjellë historinë e luftës çlirimtare edhe përmes perspektivës së artistëve, duke e bërë artin dëshmi të kujtesës kolektive.

Ekspozita është pjesë e aktiviteteve të platformës “Liria ka Emër”, me synimin që përmes artit, kulturës dhe angazhimit qytetar të ruhet dhe të përcillet historia e luftës çlirimtare dhe vlera e lirisë.

luftëslirisëngjyrat

Më shumë nga Lajme

  • 16:28Protestuesit ironizojnë me premtimin e Ramës, u hedhin policëve dollarë fals
  • 16:24Këtu mund të aplikoni për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme
  • 16:23Provimi i jurisprudencës në shqip, Ademi pas takimit me ministrin: Sukses i protestave tona, por nuk ndalemi këtu!
  • 16:20Haxhiu për protestat në Shqipëri: Kur thashë se arroganca i nxit protestat, s’gjykova shkaqet e saj
  • 16:17Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e kokainës, gjatë kontrolleve u sekuestruan afro 5 kilogramë