Ngjarjet e ditës: 25 maj 2026
09:30 Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës – SCAAK mban Konferencën Ndërkombëtare të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Ngjarjet e ditës: 25 maj 2026
09:30 Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës – SCAAK mban Konferencën Ndërkombëtare të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:30 GERMIN organizon tryezën me temën: “Votimi nga Jashtë Vendit, Diaspora në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”. (Hotel Sirius, Prishtinë)10:00 Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë organizon ceremoninë e përurimit të punimeve në ndërtesën shumë-banesore sociale në Komunën e Istogut, në kuadër të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Ndërtesat Shumë-Banesore Sociale”. (Banesat te parku, Istog) 10:00 Qendra Kosovare për Studime Gjinore mban konferencë përmbyllëse të projektit “TransformCare: Analiza e të dhënave dhe investimeve për sistemet e kujdesit të përgjegjshëm gjinor në Kosovë”, ku do të prezantohen të gjeturat dhe rekomandimet e një studimi bazë për ekonominë e kujdesit të përgjegjshëm gjinor. (Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Prishtinë)10:30 Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë mbledhjen e 367-të. (Salla e takimeve të KGJK-së) 10:30 Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratë sponsorizimi. (Zyrat e KOK-ut, Prishtinë)11:00 Me rastin fillimit të aktiviteteve të organizuara në kuadër të “Ditëve të Historisë”, mbahet ceremonia zyrtare që shënon fillimin e këtyre aktiviteteve. (Fakulteti Filozofik i UP-së, Prishtinë) 11:00 Mbahet aktiviteti “Shesim të Dhurojmë” organizuar nga shkolla “Mileniumi i Tretë”, në partneritet me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës dhe Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)11:00 Përfaqësues të mediave serbe në Kosovë organizojnë debat mbi marrëdhënien ndërmjet politikës, mediave dhe publikut në situata të tensioneve të shtuara shoqërore dhe politike, me fokus në akuzat publike ndaj gazetarëve dhe mediave pas arrestimit të drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore. (Qendra Mediale në Çagllavicë, Prishtinë)
12:00 Bëhet prezantimi i poemës „La Scanderbeida” dhe hapja e ekspozitës „Këndo, o Muzë, Trimërinë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”)12:00 Përurohet Shtëpia Muze e Ymer Elshanit. (Korroticë e Ulët, komuna e Drenasit) 18:00 “Hajde me rininë”, kandidatja për presidente nga LDK-ja Vjosa Osmani dhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku mbajnë takim me të rinjt. (Parku i qytetit, Prishtinë)20:00 Mbahet recital i veçantë për piano të pianistit të njohur slloven Alexander Gadjiev. (Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendrore Universitare, Prishtinë)