Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, mban takim me përfaqësuesit e postave dhe ofruesit e shërbimeve postare. (Restoranti “Gizzi”, Bregu i Diellit, Prishtinë, ora 10:00)Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton dhe miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:30)
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) proteston për shkak të mos pagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë për pagën minimale. (Protesta nis nga zyrat e FSPTSPK-së dhe vazhdon deri në oborrin e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)Me rastin e fillimit të sezonit ngrohës 2026/2027, “Termokos” do të organizojë një ceremoni rasti, ku do të merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Termokos, Prishtinë, ora 11:00)




