Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

GD
Gazeta Demos26 dhjetor 2025 në 10:59
Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 357-të të premten, e ka zgjedhur gjyqtarin Ngadhnjim Arrni, kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Me proces të votimit të fshehtë, Arrni mori 8 vota për, asnjë kundër, ndërsa anëtari Artan Abazi ka abstenuar nga votimi.

Paraprakisht, kryetarja e Komisionit vlerësues, gjyqtarja Drita Rexhaj, tha se kandidatët që i kanë plotësuar kushtet formale dhe janë propozuar për kryetar të Gjykatës, janë gjyqtarët: Ngadhnim Arrni, Kushtrim Shyti dhe Alban Ajvazi.

Ajvazi aktualisht mban pozitën e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda, ndërkaq Shyti dhe Arrni janë gjyqtarë në Departamentin Special- që të tre në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, KGJK-ja në mbledhjen e 355-të të datës 6 nëntor 2025 kishte shpall konkurs për këtë pozitë, të cilën e mbante gjykatësja Albina Shabani-Rama e avancuar tashmë si gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.

Ky proces zhvillohet bazuar në Rregulloren numër 12/2022 për procedurën e zgjedhjes, emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikqyrës.

Ngadhnjim Arrni

Më shumë nga Lajme

  • 21:52Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen
  • 21:43Trump: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë, çmimet pritet të bien me ritme rekord
  • 21:42Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • 21:30KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë
  • 21:15Gjermania, Franca, Britania, Italia e Kanadaja kundër sanksioneve të ShBA-së ndaj GjPN-së