Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga sot, transaksionet mbi 2 mijë euro duhet të kryhen vetëm përmes bankës

GD
Gazeta Demos1 qershor 2026 në 10:46
Nga sot, transaksionet mbi 2 mijë euro duhet të kryhen vetëm përmes bankës

Nga 1 qershori 2026 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja që ndalojnë kryerjen e pagesave me para të gatshme për shuma mbi 2 mijë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha transaksionet që tejkalojnë këtë vlerë, qoftë ndërmjet bizneseve apo ndërmjet bizneseve dhe individëve, duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.

Sipas ATK-së, masa synon rritjen e transparencës financiare, formalizimin e ekonomisë dhe parandalimin e transaksioneve të paregjistruara.

Institucioni ka paralajmëruar se mosrespektimi i këtij kufizimi mund të rezultojë me ndëshkime sipas legjislacionit në fuqi, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të shmangin pagesat cash mbi limitin e lejuar.

Rregullat e reja vlejnë për të gjitha transaksionet që tejkalojnë shumën prej 2 mijë eurosh dhe obligojnë përdorimin e kanaleve bankare ose metodave elektronike për realizimin e tyre.

ATK

Më shumë nga Lajme

  • 19:15Limaj ia dhuron Jupollit emblemën e UÇK-së
  • 19:10Tirana në kaos – zjarre në rrugë dhe dëme në biznese gjatë protestës studentore
  • 19:04Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027
  • 19:03“Nuk janë 40 milionë, janë 28 milionë për 6 vjet për 4 çlirimtarët”, Musliu-Shoshi e demanton ministren
  • 18:51Limaj: Serbia e di çfarë ka humbur, por ne shqiptarët ende s’e kemi kuptuar çfarë kemi fituar