Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga Komani në Ksamil, bllokohen 20 mjete lundruese, shpëtohen 38 persona

GD
Gazeta Demos31 gusht 2025 në 11:47
Nga Komani në Ksamil, bllokohen 20 mjete lundruese, shpëtohen 38 persona

Policore Detare dhe Policia Kufitare në Shqipëri po vazhdojnë monitorimin e hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Kështu nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë javës, janë kontrolluar 321 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Konkretisht, 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.

8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili”.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 38 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) dhe 17 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: mos shkelni perimetrin e sigurisë; lundroni vetëm në zonat e lejuara; pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit; dhe mos ndërmerrni iniciativa lundrimi me mjete të vogla kur kushtet e motit nuk janë të favorshme, shkruan A2 Cnn.

Më shumë nga Lajme

  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme
  • 22:30Këta dyshohet të jenë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar
  • 22:25Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, një person përfundon në spital
  • 22:19Po ktheheshin nga Kosova, raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në aksident