Që në nisje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri në detyrë Albin Kurti nisi një strategji brutale, ku çdo fjalim i tij në fushatat zgjedhore ishte i mbushur me agresivitet, përçarje dhe arrogancë që nuk kursente askënd. Rreth dhjetë muaj më vonë, Kurti u ankua për atë që ai e quajti “intoksikim i atmosferës” politike në Kosovë – e që, sipas opozitës, është fryt i kulturës politike që vetë ai e kultivoi.
I pyetur në Londër nëse i ka numrat për të formuar qeverinë brenda afatit kushtetues, Kurti shfaqi pesimizëm, duke ia atribuar ngërçin pikërisht ‘intoksinimit të atmosferës.
“Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jei dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjehdje prap. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prap. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre”, tha Albin Kurti në Londër.
Pasi humbi rreth 10% të elektoratit më 9 shkurti, Kurti shpërtheu me fyerje të ulëta ndaj opozitës, duke i quajtur “hajvana” dhe duke ulëritur se “ka kaluar koha e hajvanatit”.
“Kanë bë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marr vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtoshin nja 50 a 100 a 200 perqind”, tha ai.
