Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga akademik Nexhat Daci te Dimal Basha, këta janë kryetarët e Kuvendit prej pasluftës

GD
Gazeta Demos26 gusht 2025 në 19:34
Nga akademik Nexhat Daci te Dimal Basha, këta janë kryetarët e Kuvendit prej pasluftës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur sot, më 26 gusht, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai i mori 73 vota për, 30 dolën kundër tij, ndërsa tre deputetë abstenuan.

Zgjedhja e Bashës në këtë pozitë ka filluar të komentohet me të madhe dhe disa nga figurat publike e kanë konsideruar jo të duhur për të parin e Parlamentit.

Në karrigen që Basha sot u ul, në periudhën e parë legjislative 17.11.2001 – 23.11.2004 kryetar i Kuvendit ishte akademiku Nexhat Daci.

Daci ka qenë profesor që nga viti 1983 në Universitetin e Prishtinës, autor i katër teksteve universitare, nga viti 1995–2002 ishte Kryetar dhe Sekretar Gjeneral i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, po ashtu edhe Anëtar i Akademisë Evropiane për Ambient (Gjermani) dhe Anëtar i Shoqatës Kimike Amerikane.

Në periudhën e dytë legjislative 23.11.2004 – 12.12.2007, Kuvendin e ka udhëhequr Kolë Berisha.

Kurse periudha e tretë legjislative 13.12.2007 – 03.11.2010 ka pasur Jakup Krasniqin kryekuvendar, i cili ishte në këtë pozitë edhe në periudhën e katërt, 21.02.2011 – 07.05.2014.

Kadri Veseli ka qenë kryetar i Parlamentit në periudhën e pestë dhe të gjashtë legjislativem konkretisht, nga 17.07.2014 deri më 10.05.2017, si dhe nga 03.08.2017 – 22.08.2019.

Ndërsa në legjislaturën e shtatë, ishin Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani – Sadriu.

Teksa në të tetën, nga 22.03.2021 – 22.03.2025, Glauk Konjufca ishte në këtë pozitë.

Derisa prej sot, Kosova e ka kryeparlamentar, Dimal Bashën.

Ai ka shërbyer si deputet për dy mandate dhe tashmë është zgjedhur për herë të tretë.

Ekspertët e medias e konsiderojnë ndër sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve dhe aktivistëve në Kosovë.

Për Bashën është raportuar shumë, e mes tjerash edhe diploma e tij me 1sha e 2sha, që u ‘rikthye’ ditëve të fundit, pasi LVV e prozoi herën e parë.

Kuvendi

Të ngjashme

Prenkaj: VV nuk ka për qëllim të krijojë konsensus politik

Prenkaj: VV nuk ka për qëllim të krijojë konsensus politik

09:55

Më shumë nga Lajme

  • 07:56Temperatura të larta sot në Kosovë, pritet të shkojnë deri në 38°C
  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE