Trupi gjykues në Gjykatën Speciale ka bërë të ditur se nga 9 deri më 18 shkurt do të jetë periudha e deklaratave përmbyllëse në rastin ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Në këto data pritet të paraqiten fjalët përfundimtare të përfaqësuesve të prokurorisë, avokatëve mbrojtës e të të akuzuarve.
Thaçi dhe të tjerët akuzohen për krime lufte të periudhës mars 1998-shtator 1999 në Kosovë, por edhe në Kukës e Cahan të Shqipërisë.
