Përveç burgut që mbajnë në Serbi, me akuza të fabrikuara për krime lufte, shqiptarët e Kosovës janë duke u shpenzuar financiarisht pa masë.
Nezir Mehmetaj ka mbajtur 5 vjet e nëntë muaj burg në Beograd. Ai thotë se ka shpenzuar afër 220 mijë euro për mbrojtjen e tij.
“198 mijë franga që i kam marrë prej Zvicre, krejt i kanë hangër avokatët”, ka thënë Mehmetaj për Klan Kosova.
Edhe Avni Qenaj, që ka qëndruar në burg në Beograd për dy muaj e gjysmë, është shpenzuar shumë.
