Në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, nesër do të zhvillohet një protestë në Tiranë.
Organizatorët Kol Marku dhe Kristian Nela kanë njoftuar se protesta do të nisë në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të vijojë me marshim drejt ambasadës maqedonase.
Sipas Kol Markut, protesta është totalisht apartiake dhe synon të përcjellë një mesazh solidariteti për të drejtat e shqiptarëve dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
