Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nesër homazhet për Fatos Nanon, Edi Rama do të mbajë fjalim në Pallatin e Kongreseve

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2025 në 13:23
Nesër homazhet për Fatos Nanon, Edi Rama do të mbajë fjalim në Pallatin e Kongreseve

Dita e nesërme, 2 nëntor, është shpallur zi kombëtare në Shqipëri pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare të tranzicionit.

Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, duke nisur nga ora 08:30, ku qytetarë të shumtë do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit. Në orën 11:15, në ceremoni do të marrin pjesë personalitete të larta të jetës politike dhe publike, ndërsa një pjesëtar i familjes Nano dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë fjalime përkujtimore.

Në përfundim të ceremonisë, në orën 12:05, trupi i ish-kryeministrit do të përcillet me nderime për në varrezat e Sharrës, ku do të prehet përgjithmonë.

Në respekt të figurës së Fatos Nanos, flamujt në të gjitha institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Fatos Nano ndërroi jetë mesditën e 31 tetorit, në një spital privat të kryeqytetit, ku po trajtohej prej disa javësh për probleme të rënda respiratore. Ai pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit.

Fatos Nanon

Më shumë nga Lajme

  • 13:08Kuvendi miraton deklaratën e propozuar nga PDK për aktgjykimin e Speciales dhe në mbrojtje të UÇK-së
  • 12:53Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, i zëvendësojnë ministrat dhe zëvendësministrat
  • 12:40Abdixhiku: Partitë pajtohen për tekstin e Deklaratës për vendimin e Speciales
  • 12:25A jeni i gatshëm sërish për president? – përgjigjet Fatmir Sejdiu
  • 12:18Prokuroria dhe Policia me aksion në Isniq të Deçanit – Gjenden bimë narkotike të kultivuara, arrestohen dy persona