Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nesër ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 15:27
Nesër ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherit Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e ka shpallur të premten e 24 prillit, ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili vdiq sot në moshën 89-vjeçare.

Haxhiu ka thënë se këtë vendim, shteti shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar Haxhiu.

Qosja ka vdekur sot në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij.

Në njoftim bëhet e ditur se tashmë është kryer edhe ceremonia e varrimit. Familjarët thonë se me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.

Po ashtu bëhet e ditur se familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

Qosja është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Rexhep Qosja

Më shumë nga Lajme

  • 10:57Në vitin 2021 u shkarkua nga AKI, tani pezullohet nga detyra në SHISH – Kush është Vlora Hyseni që u vu në “arrest shtëpie”?
  • 10:50Më 26 shtator protestohet në Gjermani kundër dënimit të çlirimtarëve
  • 10:50Maqedonci takon ministrin çek të Mbrojtjes, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit
  • 10:49Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kujtimi për ju është i përjetshëm
  • 10:48Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë