Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nëse e shihni këtë person njoftoni policinë

GD
Gazeta Demos14 maj 2026 në 16:24
Nëse e shihni këtë person njoftoni policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Shpërdorim i pasurisë”.

Sipas njoftimit, kërkesa është bërë nga Sektori i Hetimeve me autorizim të prokurorisë kompetente.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë – Stacioni Policor në Gjakovë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar lidhur me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë”.

Në kuadër të hetimeve për këtë rast, dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikohet video-incizimi i personit të dyshuar, e cila dyshohet se më 16.09.2025 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash nga një bankomat.

Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e personit në fjalë, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në stacionin më të afërt policor. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve dhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:27“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia
  • 14:26Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët
  • 14:21“Erdha për qejf”, zbulohet deklarata e Jozefin Markut pasi u gjet në banjo nga Policia shqiptare
  • 13:53Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person
  • 13:52Shoqërohet në polici një çoban, dyshohet për zjarrvënie në Himarë