Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi.

Sipas njoftimit të tyre, i njëjti dyshohet për veprën penale “grabitje”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”, thuhet në kërkesën e PK-së.