Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik

GD
Gazeta Demos29 maj 2026 në 17:00
Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik

Në prani të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, nënshkruan memorandumin për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Pasi përmendi ndërhyrjen emergjente, në proces, për renovimin e kulmit dhe ulluqeve të brendshme, Kurti tha se me bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive po vendoset baza për trajtimin e plotë të ndërtesës së Institutit Albanologjik, si objekt nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

“Memorandumi parasheh zhvillimin dhe zbatimin e projektit për restaurimin e plotë të tij. Përtej aspektit fizik të ndërtesës, ky restaurim do të trajtojë edhe funksionalizimin e qëndrueshëm edhe ekspozitën e përhershme etnografike dhe në veçanti muzealizimin e zyrës së akademik, profesor, tashmë të ndjerë, Rexhep Qosja”, tha kryeministri në detyrë.

Kurti tha se investimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për këtë fazë është mbi 144 mijë euro.

“Nga ndërhyrja emergjente po kalojmë te restaurimi i plotë me bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive tona, po vendoset baza për trajtimin e plotë të ndërtesës së Institutit Albanologjik, si objekt nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore” shtoi Kurti

Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Më shumë nga Lajme

  • 10:43Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Le të ulemi bashkë - zgjedhjet janë të panevojshme
  • 10:39Kurti: Në Apel, do të bëjmë gjithçka për ish-krerët e UÇK-së
  • 10:35Kurti futet në Qeveri, s’përgjigjet për mospërfshirjen në rend dite të Projektligjit për Dhomat e Specializuara
  • 09:45Musliu - VV-së: Erdhët në pushtet duke premtuar zhbërjen e Speciales, pse nuk po e zhbëni?
  • 09:37A do të ketë të ftohtë të madh sivjet në Kosovë, përgjigjet meterologu i njohur