Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 17:10
Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit

Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet, në kuadër të angazhimeve institucionale për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Sot, në një ceremoni zyrtare, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të këtij objekti me rëndësi historike dhe kulturore. Në këtë aktivitet morën pjesë Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, kryeimami Vedat Sahiti dhe ministrja Saranda Bogujevci.

Njoftimi i Kurtit;

Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet.

Sot, së bashku me Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të saj. Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore.

Në vazhdim, nënshkruam edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame.

Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike