Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nënkryetari i OVL-UÇK: Dëshmitarët e mbrojtjes do të sjellin kthesë të madhe në Hagë

GD
Gazeta Demos16 shtator 2025 në 07:53
Nënkryetari i OVL-UÇK: Dëshmitarët e mbrojtjes do të sjellin kthesë të madhe në Hagë

Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL-UÇK-së, ka folur lidhur me protestën e djeshme të mbajtur në Hagë, një ditë para fillimit të dhënies së dëshmive nga dëshmitarët e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se ka pritur një kthesë të madhe në këtë proces me dëshminë e dëshmitarëve të mbrojtjes.

“Unë edhe ashtu kam pritur një kthesë të madhe në këtë proces me paraqitjen e dëshmitarëve të mbrojtjes, sepse jam i bindur se do të dëshmojnë njerëz kredibilë, njerëz të cilët kanë qenë realisht në rrjedhën e ngjarjeve dhe nuk do të jenë persona të fshehur siç kanë qenë ata dëshmitarët e Prokurorisë, për të cilët nuk është ditur as kush janë e as çfarë kanë thënë, një mungesë totale transparence”, ka deklaruar Sopi.

“Jam i bindur që dëshmitarët e mbrojtjes janë njerëz kredibilë dhe do ta thonë të vërtetën, vetëm të vërtetën. Ne gjithmonë kemi kërkuar një gjë të tillë. Ne nuk jemi kundër drejtësisë, por jemi kundër padrejtësisë që po bëhet në emër të drejtësisë”, ka shtuar ai.

Tutje, ai ka theksuar se tani procesi po ecën drejt rrugës së duhur dhe “qitjes në binar” të tij, duke shtuar se deri më tani procesi kishte devijuar nga qëllimi për të cilin ishte formuar. /Dukagjini

HagëJames RubinOVL-UÇK

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Nesër varrosen motër e vëlla, që u vranë në Gjilan
  • 23:47Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit
  • 23:10"I dhashë 10 mijë euro…", pas videove intime të Adi Hilës, flet Blerina Matraku
  • 23:02Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër
  • 23:02Sulmet online ndaj Fidan Jupollit, Cakolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura