Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nënkryetar i OVL-UÇK: Nesër pritet të jetë një ndër protestat më të mëdha që nga paslufta

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 21:58
Nënkryetar i OVL-UÇK: Nesër pritet të jetë një ndër protestat më të mëdha që nga paslufta

Protesta gjithëkombëtare e thirrur në Tiranë për nesër në orën 17:00, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së, pritet të jetë një ndër protestat më të mëdha që nga përfundimi i luftës, vlerëson Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-së së UÇK-së.

Syla deklaroi se Organizata e Veteranëve të Luftës ka siguruar transport për pjesëmarrësit dhe se vetëm nga Kosova do të nisen mbi 70 autobusë me ish-ushtarë të UÇK-së.

“Ne, si organizatë e Veteranëve të Luftës, kemi organizuar disa autobusë për të sjellë veteranët nga Kosova në Shqipëri. Deri tani kemi të konfirmuar rreth 70 autobusë, por kemi edhe shumë konfirmime të tjera nga ata që do të vijnë me makina. Gjithashtu, nga Maqedonia e Veriut do të vijnë shumë pjesëmarrës – këtë e ka konfirmuar z. Ali Ahmeti – si dhe nga Lugina e Preshevës dhe shqiptarët e Malit të Zi. Po ashtu, edhe nga mërgata kemi marrë shumë konfirmime”, tha, Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-së së UÇK-së

Sipas tij, mesazhi i kësaj proteste është se Gjykata Speciale ka humbur kredibilitetin dhe nuk mund të vendosë më në emër të popullit, pasi ka devijuar nga misioni i saj për të cilin kishte marrë besimin e deputetëve të Republikës së Kosovës.

“Tirana është gurthemeli i UÇK-së. Gjithçka ka filluar këtu, lidhjet e para themeluesit i kanë bërë këtu. Prandaj kemi vlerësuar se zëri ynë për padrejtësitë do të ketë jehonë më të madhe nga kryeqyteti i shqiptarëve – Tirana. Synojmë të sensibilizojmë edhe ndërkombëtarët që të kthejnë vëmendjen nga ajo gjykatë që nuk ka më kredibilitet për të gjykuar apo dënuar çlirimtarët tanë. Në çdo vendim të gjykatës thuhet ‘në emër të popullit’, por kjo gjykatë nuk ka më legjitimitet të vendosë në emër të popullit, sepse populli është kundër saj, pikërisht sepse ajo ka devijuar misionin e saj”, tha ai.

Këtë të premte, në orën 17:00, sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të bëhet qendra e thirrjeve për drejtësi. Në mbështetje të protestës për UÇK-në, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë. /RTK

OVL-UÇKProtesta

Më shumë nga Lajme

  • 22:15Thirrja për pushkatimin e Haradinajt, Ramadani: Përgjegjësinë duhet dhe do ta japin Haxhiu e Dehari
  • 21:49Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji
  • 21:45Lushaku: VV-ja duhet të piqet si parti dhe t’i mësojë rregullat e demokracisë
  • 21:31Hoxhaj: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim
  • 21:31Abdixhiku me adresim të ri: Nga ky moment askush s’ka të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve