Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacioni ‘tejet sfidues’ i pacientes me kancer të vezoreve

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 11:02
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacioni ‘tejet sfidues’ i pacientes me kancer të vezoreve

​Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ekipi i mjekëve specialistë gjinekologë ka realizuar me sukses një operacion tejet sfidues te pacientja H.M., e diagnostikuar me kancer të vezoreve në stad të avancuar.

Në njoftim theksohet se për shkak të natyrës së sëmundjes, operacioni ka përfshirë një procedurë të gjerë kirurgjikale për eliminimin e pjesës malinje, duke kryer histerektomi totale me adneksektomi bilaterale (largimin e mitrës bashkë me të dyja vezoret dhe tubat e Fallopit).

Po ashtu, bëhet e ditur se është kryer omentektomi infra-kolike (largimi i cipës dhjamore të zorrëve) dhe apendektomi (largimi i zorrës së verbër).

​“Ky sukses mjekësor vjen si rezultat i profesionalizmit të lartë të ekipit të gjinekologëve dhe stafit mbështetës, duke konfirmuar kapacitetet e spitalit për trajtimin e rasteve të rënda. ​Ndërhyrja u udhëhoq nga mjekët specialistë: Dr. Arben Hajrizi, Dr. Granit Zogaj dhe Dr. Vjollca Çitaku, specialistë të gjinekologjisë, Dr. Arbër Bardhaj, specialist i anesteziologjisë, Xhemë Peci, teknik i anestezionit, si dhe instrumentaret Besarta Tahiri dhe Vildane Aliu”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 10:42“10 vjet torturë për familjen tonë”, Avni Dehari flet në përvjetorin e rastit të Astritit
  • 10:32Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: Nuk do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg
  • 10:30Hamza: Gjashtë vite në Hagë, por asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë
  • 10:29Rriten për 100 % rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit të sivjetmë
  • 10:14Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta