Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Në përvjetorin e themelimit të UÇK-së, tre nga bashkëthemeluesit e UÇK-së bëjnë deklaratë të përbashkët

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 20:51
​Në përvjetorin e themelimit të UÇK-së, tre nga bashkëthemeluesit e UÇK-së bëjnë deklaratë të përbashkët

Në përvjetorin e 31-të të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre nga bashkëthemeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Nait Hasani rikujtojnë procesin e organizimit, mbështetjen e popullit dhe komunitetit ndërkombëtar, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dëshmorëve për lirinë e Kosovës. Në deklaratën e tyre të përbashkët, tre ish-pjesëtarët e lartë të strukturave të UÇK-së theksuan se ky sukses është i kombit dhe i të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës. Ata gjithashtu kritikuan përpjekjet për shtrembërimin e historisë së UÇK-së, duke theksuar se dokumentet dhe arkivat zyrtare do të dëshmojnë të vërtetën.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e plotë:

Sot, më 17 nëntor, ishte përvjetori i 31 i themelimit e emërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Procesin e themelimit – emërtimit e ndërtimit të saj e bëri Kryesia e LPK-së, respektivisht Sektori i Veçantë.

Nën drejtimin e Shtabit Qendror, e më vonë të Shtabit të Përgjithshëm, arritëm sukses të paimagjinueshëm deri atëherë. Arritëm besueshmërinë e lartë në popull, mbështetjen e diasporës, mbështetjen e Shtetit shqiptar dhe mbështetjen ndërkombëtare. Fituam besimin e NATO-s, të ShBA-ve dhe në fund me mbështetjen e tyre dhe mbarë Perëndimit çliruam Kosovën.

Ky është sukses i kombit e i të gjithë atyre që kontribuuan për liri.

Tendenca për të shtrembëruar historinë e UÇK-së nga elementë të papërgjegjshëm është përpjekje që nuk ka të bëjë me të vërtetën.

Ngado që të thuhen e shkruhen të pavërteta siç ndodhi ndonjëherë, historia e mbështetur në dokumente e arkiva do i hedh poshtë si insinuata të pavërteta.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

UCK

Më shumë nga Lajme

  • 09:11PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
  • 09:10Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar në një gjykatë të tillë
  • 08:53Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
  • 08:50Gati gjysma e shqiptarëve mezi mbyllin muajin, Kosova me pagën më të ulët në rajon
  • 08:42REL: Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit?