Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në Pejë zbulohet murali kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

GD
Gazeta Demos18 qershor 2026 në 15:55
Në Pejë zbulohet murali kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Një mural kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është zbuluar sot në Pejë, pranë objektit të Kadastrës, në një ceremoni që mblodhi përfaqësues institucionesh vendore dhe ndërkombëtare. Në ceremoninë e zbulimit morën pjesë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, si dhe ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas organizatorëve, elementi qendror i muralit është broshi simbolik i qendisur nga vetë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, të cilët janë pjesë e qendrës në Drenas.

Ky brosh përfaqëson simbolin e Muzeut “Çast”, një hapësirë kujtese dhe reflektimi e dedikuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Muzeu është themeluar nga Fondacioni Jahjaga, me mbështetjen financiare të Ambasadës Gjermane.

Përmes këtij murali synohet nderimi i dinjitetit, forcës dhe qëndresës së të mbijetuarve, si dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për krimet e kryera gjatë luftës dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive.

Zbulimi i muralit në Pejë vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të njohur dhe respektuar përvojat e të mbijetuarve, duke përcjellë një mesazh solidariteti, kujtese dhe mbështetjeje për ta.

Peje

Më shumë nga Lajme

  • 20:38Zhbërja e Speciales, Hill: Nuk e di, po pyesni një diplomat, ajo që di është që avokatët t’i planifikojnë hapat e radhës
  • 20:11“Mijëra njerëz morën pjesë“, Retuers raporton për protestën e sotme kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 20:09E konfirmon Policia: Suspendohet zyrtari i trafikut pas incidentit me Aida Dërgutin
  • 19:40Nisin hetimet ndaj Granit Xhakës nga Prokuroria në Zvicër, kjo është arsyeja
  • 19:39Oficeri i FSK’së diplomon në SHBA, përfundon një nga kurset ‘‘kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional’’