Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se është nisur drejt Uashingtonit në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook bëri me dije se pas miratimit të rezolutës për të drejat e shqiptarëve, Lugina ka hyrë në vëmendjen institucionale të Amerikës.
“Po nisem drejt Uashingtonit në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pas miratimit të H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, të sponsorizuar nga Kongresisti Keith Self (R. Texas), Lugina ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara”.
