Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 21:34
Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Një aktivitet paqësor dhe simbolik në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet të dielën në Lubjanë.

Aktiviteti është paralajmëruar si një protestë në heshtje, përmes së cilës organizatorët synojnë të shprehin solidaritet me katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, tubimi do të zhvillohet në mënyrë paqësore, me respekt dhe dinjitet, ndërsa mesazhi kryesor do të jetë kërkesa për drejtësi dhe një proces të drejtë gjyqësor.

Në fund të aktivitetit, pjesëmarrësit do të ndezin dritat në duart e tyre, si simbol i shpresës, së vërtetës dhe lirisë.

“Një dritë për shpresën. Një zë për drejtësinë. Një mesazh për liderët në Hagë: nuk jeni vetëm dhe nuk jeni harruar”, thuhet në thirrjen për pjesëmarrje.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit dhe ta përcjellin mesazhin në mënyrë paqësore, qytetare dhe dinjitoze.

mbështetjethaçitveselit

Të ngjashme

Dy bashkëmbrojtëseve të Kadri Veselit iu shkëputen kontratat

Dy bashkëmbrojtëseve të Kadri Veselit iu shkëputen kontratat

15:07
Ronaldo i komenton Kvara-s dhe i jep mbështetje: E di këtë ndjenjë, por vazhdo përpara!

Ronaldo i komenton Kvara-s dhe i jep mbështetje: E di këtë ndjenjë, por vazhdo përpara!

16:08

Më shumë nga Lajme

  • 17:24“Na i kanë vjedhur paratë”, Nasim Haradinaj thotë se Specialja ua mori 16 mijë euro për ushqim atij, Thaçit dhe të tjerëve
  • 17:23Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia
  • 17:19Sveçla takon shefin e Karabinierëve, flasin për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës
  • 17:15PDK i kërkon Presidentes ta kthejë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara: Nuk heqim dorë nga hyrja e tij në fuqi
  • 16:56Presidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-së