Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk e ka miratuar propozimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje për shtyrjen e afatit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës dhe mundësinë e ndryshimit të vendvotimit për votuesit brenda vendit deri të dielën në ora 16:00.
Propozimi mori vetëm katër vota për. Kundër u shpreh edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Sekretariati i KQZ-së ishte shprehur paraprakisht kundër shtyrjes, duke theksuar se një vendim i tillë do të rrezikonte menaxhimin e procesit zgjedhor.
