Që nga ardhja e Donald Trump në pushtet në mandatin e dytë, politika e jashtme amerikane pothuajse ka ndryshuar për 180 gradë. Lufta e fundit në Iran, ka shkaktuar edhe një përçarje të SHBA-së së Trumpit me Evropën, shkruan Express.
Sot është bërë e ditur se Trump ka vendosur që për një periudhë një vjeçare t’i largojë nga Gjermania një numër të konsiderueshëm të ushtarëve, pas mospajtimeve me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
Megjithatë në këtë kohë të paqartësive politike të raportit të SHBA-së me Evropën, kongresmenët amerikanë kanë intensifikuar angazhimin e tyre në përkrahjen e Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.
Më 30 prill, tre kongresmenët amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë kanë iniciuar një Rezolutë përmes të cilës përkrahin anëtarësimin e Kosovës në NATO.
