Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në Ditën e Çlirimit të Podujevës artista të mëdhenj i këndojnë lirisë së Kosovës

GD
Gazeta Demos25 qershor 2026 në 11:06
Në Ditën e Çlirimit të Podujevës artista të mëdhenj i këndojnë lirisë së Kosovës

Mbi 2000 spektatorë mbushën sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku iu këndua lirisë së Kosovës në ditën e çlirimit duke kujtuar dëshmorët, veteranët, invalidët dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën- jetën për liri!

Jehoi lartë zëri i Arif Vladit” Marshi i UÇK/ së” e “Jam Kosova e Shqiptarisë”, këngë për Adem Demaçin nga Hysni Klinaku, këngë për Zahir Pajazizin, Ali Ajetin nga Korab Shaqiri, këngë për Skenderbeun, Adem Jasharin nga Shkodran Tolaj e Besiana Mehmedi pa munguar këngët më të bukura të kushtrimit e lirisë së Kosovës nga Irma Libohova dhe vargje atdheu nga mjeshtri i madh Llesh Nikolla!

Kryetari i Komunës z.Shpejtim Bulliqi uroi qytetarët në këtë ditë të veçantë duke kujtuar se liria nuk është dhuratë por amanet i brezave të tërë që duhet ruajtur e përcjellur me krenari brez pas brezi!

Koncerti u mbajt nën Patronatin e Komunës së Podujevës ndërkaq për konceptim artistik u përkujdes Shkodran Tolaj në cilësinë e drejtorit artistik!

Programin e begatuan ansambli i vendit “Flaka e Llapit” si dhe duajeni i këngës shqipe Selajdin Miftari! Dy orë e gjysëm program, laramani stilesh për të gjitha mishat bënë që spektatorët të kalojnë një mbrëmje që nuk do e harrojnë kurr ndërkaq për Komunën e Podujevës ky koncert ishte një sukses i radhës ndaj përkushtimit për kulturën që i ka dhënë dimension mbarëkombëtar!

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë