Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, ku pritet të ketë edhe shi.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Vranësirat, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, pritet të dendësohen dhe si rezultat i ndryshimeve të fushave barike, parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”.