Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ndotja e ajrit në Prishtinë arrin nivele alarmante, paralajmëron eksperti Morina

GD
Gazeta Demos5 dhjetor 2025 në 09:50
Ndotja e ajrit në Prishtinë arrin nivele alarmante, paralajmëron eksperti Morina

Eksperti i ndotjes së ajrit, Ilir Morina, ka paralajmëruar se situata e cilësisë së ajrit në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduar, duke theksuar se ndotja ka tejkaluar normat e lejuara me 100 deri në 200 për qind.

Morina ka thënë se ndryshimet atmosferike, mungesa e erës dhe mjegulla kanë krijuar një “smog” të rrezikshëm për shëndetin publik.

“Gjendja aktualisht është shumë e vështirë e keqe për arsye se ndotja ka arritur të kalojë të gjitha normat për 100 deri 200 për qind që do të thotë dy tre herë më shumë sa normat e caktuar me ligjin e Kosovës direktivave evropiane për arsye se ka ndërruar edhe moti, kuptohet kur moti temperaturat bie atëherë edhe lagështia e ajrit rritet ka pasur edhe mjegull edhe të gjitha ai tym pa lëvizjen e erës ka arritur të krijojë smag do të thotë përzierje që është shumë e rrezi1kshme për të gjitha kategoritë e njerëzve për shëndetin e të gjithë individëve mirëpo fatkeqësisht ne sidomos në Prishtinë ndikimi i ndotjeve nga termocentralet është i jashtëzakonshëm, 30-40 për qind mund të llogaritim gjithmonë që ndotësi kryesor që janë termocentralet, dhe mos ekzistenca e filtrave në ‘Kosovën B’ për vitin 1985. Ata nuk po menaxhohjnë si duhet dhe kanë filluar mirëmbajtja me u vjetruar, pastaj rritje e numrit të automjeteve, mos kontrolle teknike, mos implementimi i udhëzimit administrativ për kontrollin e ndotësve me burime të lëvizshme siç janë automjete”, ka deklaruar Morina.

Ai tha se termocentralet mbeten ndotësit kryesorë, duke kontribuar deri në 40% të ndotjes, ndërsa mungesa e filtrave në “Kosovën B” dhe mirëmbajtja e dobët e tyre po e rëndojnë situatën.

Morina përmendi edhe rritjen e numrit të automjeteve, mungesën e kontrollit teknik dhe djegien e lëndëve të ngrohjes si faktorë shtesë.

“Rreth 400 mijë automjete të regjistruar, automjetet tjera transportuese. Të gjitha këto janë duke ndikuar shumë mirëpo edhe ndezja e lëndëve siç janë peleteti dhe forma të ndryshme të pa kontrolluara, të gjitha këto djegie janë duke na shkaktuar probleme të jashtëzakonshme në shëndetin e popullatës, vetëm nga onkologjia, nëse i përcjellim të dhënat janë tmerrësisht të këqija për arsye se kemi vetëm 6 mujorin e parë të vitit 2025 mbi 1 mijë e 10 ose 15 raste të reja të gjitha gjinive dhe moshave, kjo është alarmante si shoqëri. Vetëm vitin e kaluar dalin mbi 3 mijë e 640 raste të reja me kancere, me sëmundje malinje. Nuk themi se të gjitha janë prej ndotjes së ajrit por 40-50 për qind sigurisht sepse ndotja e ajrit është problem evropian edhe botëror, mirëpo Kosova po ballafaqohet gjithmonë njëjtë, situatë është thuajse sikurse para luftës dhe mbas luftës. Ndikimi i qeverive dhe politikave të tyre se mos implementimi i ligjeve që vet i kanë bërë është duke na shkaktuar vdekjen e popullatës, dhe harxhime shumë të mëdha për tu shëruar. Ne duhet të investojmë të kemi strategji të imlementojmë projekte dhe të parandalojmë ndotjen, parandalimi bëhet me filtra të rinjtë të ‘Kosovës B’ nga viti 2019 diku 95 milionë euro kanë qenë nga Banka Gjermane dhe Be në sirtar të nënshkruara për tu vendosur filtrat në ‘Kosovën B’, jemi në vitin 2026 se 2025 shkoj tani po flitet për një tender 75 milionë euro në kohën e fushatës, që nuk besoj që do të ndodh. Mbetet të shpresojmë gjithmonë në qeverinë e re”, theksoi ai.

Eksperti u shpreh i shqetësuar edhe për rritjen e rasteve me sëmundje malinje, duke treguar se vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë regjistruar mbi 1,010 raste të reja me kancer, ndërsa gjatë vitit 2024 numri ka kaluar 3,640 raste.

Ai tha se investimet në mjedis janë neglizhuar, ndërsa qytetarëve u rekomandoi kujdes të shtuar, përdorim të maskave dhe shmangie të daljes në periudha të ndotjes së lartë.

“Mjedisi në përgjithësi si ministri që ka qenë më herët është futur bashkë me ministrinë e infrastrukturës fatkeqësisht në atë ministri ka funksionuar për ndërtimin e rrugës për format e ndryshme ndërtuese infrastrukturë dhe aspak nuk janë marrë me mjedisin nuk kemi ndonjë projekt të finalizuar, marrim shembull menaxhimin e mbeturinave që ndikon drejtpërdrejt djegia e tyre, mbi 58 milionë euro gjatë vitit 2021-2023 për tre vite nuk janë dhënë as 58 mijë euro, janë të parapara me ligj me plan dhe strategji që është miratuar në parlament këtu askush nuk jep përgjegjësi, askush nuk kërkon përgjegjësi, shoqëria civile ka fjetur. Ndotja e ajrit ka qenë problem cdo vjetor ne nuk kemi nevojë me menduar që vitin e ardhshëm do të jetë viti më i pastër do të jetë edhe më i ndotur për arsye se po rritet numri i automjeteve zhvillimit, shkritoret industri, të gjitha këto janë direkt dhe indirekt në cilësinë e ajrit të cilat përzihen. Njerëzit që kanë probleme me frymëmarrje, me pagjakësi të mos dalin nuk e shoh asnjë njeri me maska, nuk përdorim vetëmbrojte. Ne duhet të mbyllim dritaret kur është ndotja shumë e madhe, të mos dalin pa nevojë, të përcjellim gjendjen sepse numri i njerëzve në spitale ka rritje, gjithmonë gripi virusi baktere jemi bërë popull me thashetheme a faktikisht shëndeti është duke u rrezikuar jashtë mase cdo vit pesë për qind të popullatës është duke i identifikuar me forma të ndryshme malinje”, shtoi eksperti. /EO

Ajri i ndotur

Më shumë nga Lajme

  • 20:26Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja Reporteri Publikuar Sot, 20:04 · 3 min lexim A+ A− Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe përgjegjësinë që bartin pjesëtarët e saj, duke thënë se shërbimi me integritet dhe profesionalizëm duhet të jetë prioritet i pakompromis. Në një postim në Facebook, pas ceremonisë së diplomimit të 397 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, Kurti ka thënë se përfaqësimi i këtij institucioni është një prej përgjegjësive më të larta që mund t’i besohet një personi. “Përfaqësimi i Policisë së Kosovës, si pjesëtar i saj, është një prej përgjegjësive më të larta që mund t’i besohet e të pranojë dikush. Shërbimi me integritet dhe profesionalizëm, duhet të jetë përherë prioritet i pakompromis, sepse para së gjithash e gjithnjë është detyrë. Rëndësia e Policisë është aq e madhe, saqë e bën atë më tepër sesa institucion të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Kurti. Lexo edhe Hoti 397 policëve të rinj: Uniformën mbajeni me dinjitet, nder dhe krenari Sot, 20:21 · 3 min lexim Ndizet gara për armët hipersonike mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë Sot, 19:54 · 9 min lexim Gjykata amerikane bllokon përkohësisht ndërtimin e harkut të triumfit të Trump Sot, 19:19 · 3 min lexim Reklamë Ai ka theksuar se nga momenti i betimit, secili pjesëtar i Policisë duhet të jetë i gatshëm të punojë me ndershmëri në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve, pa dallim. “Secila police e secili polic duhet të jetë në gatishmëri të plotë për të punuar me ndershmëri në interes të shtetit e të gjithë qytetarëve pa dallim, në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës së Republikës, duke kujtuar e nderuar secilën ditë jetën e kontributin e heronjve të Policisë sonë, si Enver Zymberi, Afrim Bunjaku dhe të gjithë të rënëve në krye të detyrës”, ka shkruar ai. Kurti ka bërë të ditur se nga 397 kadetët e diplomuar, 118 janë gra dhe 279 burra, duke theksuar se afërsisht një në tre të diplomuar të kësaj gjenerate është grua. Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe investimet në Policinë e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit, duke pretenduar se buxheti për këtë institucion është rritur për më shumë se 50 për qind. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë ngritur dhe forcuar 20 stacione, objekte dhe baza policore në veri të vendit, ndërsa Policia është pajisur me armë të gjata, automjete dhe autoblinda të reja, me vlerë gati tetë milionë euro. Reklamë Kurti ka përmendur edhe gjetjen e tri varrezave masive nga lufta e fundit në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut, duke ia atribuuar këtë zhvillim sigurisë në veri dhe angazhimit të Policisë. “Arritjet janë të shumta, por me ato nuk duhet të vetëmjaftohemi. Ka ende shumë punë, shumë objektiva të cilat duhet t’i arrijmë si institucione, si polici dhe shoqëri”, ka përfunduar Kurti.
  • 20:23Hoti 397 policëve të rinj: Uniformën mbajeni me dinjitet, nder dhe krenari
  • 20:22“Do t'i mbështes ata” - Presidentja Shiroka Pula takoi kryetarët e komunave
  • 20:18Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
  • 20:15Putin konfirmon takimin Rusi-SHBA-Ukrainë