Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndodh edhe kjo: “Çfarë vendosi Kushtetuesja për Nenad Rashiqin?” përfundon në Testin e Maturës

GD
Gazeta Demos29 gusht 2026 në 16:37
Ndodh edhe kjo: “Çfarë vendosi Kushtetuesja për Nenad Rashiqin?” përfundon në Testin e Maturës

Një nga kontestet e fundit kushtetuese që përfshin deputetët e Listës Serbe është shndërruar në pyetje për maturantët. Pyetja nr. 89 e testit kërkon nga nxënësit të dinë se çfarë kishte vendosur Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit.

Në fotografinë e testit, pyetja nr. 89 i referohet deputet të Listës Serbe, Nenad Rashiqit, Kuvendit të Kosovës dhe një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të nxjerrë vetëm disa muaj më parë.

“Në vitin 2025, deputetët e Listës Serbe dorëzuan një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës duke kontestuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Nenad Rashiq si nënkryetar serb i Kuvendit të Kosovës. Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë rast?”

Maturantëve u janë ofruar katër alternativa: se posti duhej t’i takonte vetëm Listës Serbe; se zgjedhja e Rashiqit duhej të përsëritej me votim të ri; se zgjedhja ishte në përputhje me Kushtetutën; apo se Kuvendi kishte shkelur procedurat parlamentare dhe zgjedhja ishte e pavlefshme.

Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se vendimi i Kuvendit i 10 tetorit 2025 për zgjedhjen e Rashiqit nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, pasi zgjedhja e tij nuk kishte ardhur nga propozimi i shumicës së deputetëve të komunitetit serb. Por Gjykata përcaktoi njëkohësisht se aktgjykimi nuk kishte efekt prapaveprues, duke u thirrur në parimin e sigurisë juridike.

Alternativa D është më e afërta me konstatimin e Kushtetueses, por edhe ajo e formulon si “zgjedhja ishte e pavlefshme”. Ky formulim nuk e tregon me saktësi juridike faktin se vetë Gjykata përcaktoi që aktgjykimi të mos kishte efekt prapaveprues.

Në udhëzuesin zyrtar të Ministrisë së Arsimit për Maturën 2026 thuhet se provimi është vlerësim i “arritjeve, njohurive, shkathtësive dhe aftësive” që nxënësit kanë fituar gjatë arsimit parauniversitar, në përputhje me Kurrikulën e Republikës së Kosovës

Nuk dihet se cilën njohuri apo kompetencë të përcaktuar në Kurrikulë synon të vlerësojë kjo pyetje, veçanërisht kur asnjëra prej alternativave të ofruara nuk e pasqyron me saktësi të plotë atë që ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

Afati i dytë i Provimit të Maturës po mbahet sot, më 29 gusht, në 55 qendra testimi. Nga 5,033 aplikime, Ministria ka bërë të ditur se janë aprovuar 4,967 kandidatë. Testi përmban 100 pyetje nga katër lëndë dhe, sipas udhëzimeve zyrtare, kandidatët kanë 150 minuta për përfundimin e tij.



nenadkushtetuesekishte

Të ngjashme

Glauk Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

Glauk Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

13:03
Gjykatësi urdhëron hetim për vdekjen e kriminelit Ratko Mladiq, autoritetet holandeze nisin verifikimet

Gjykatësi urdhëron hetim për vdekjen e kriminelit Ratko Mladiq, autoritetet holandeze nisin verifikimet

22:41
Trump: Putini nuk do të sulmojë territorin e një vendi anëtar të NATO-s

Trump: Putini nuk do të sulmojë territorin e një vendi anëtar të NATO-s

22:11

Më shumë nga Lajme

  • 17:13Totaj për bisedimet Kurti-Abdixhiku: Atij njeriu nuk i besohet, nuk i dihet çka i bie në mendje
  • 17:11Dyshohet për grabitje në Prishtinë, arrestohet 25 vjeçari, dërgohet në mbajtje për 48 orë
  • 17:10Osmani: Serbia s’ka ndryshuar, vetëm kriminelët i ka futur në agjendën evropiane
  • 17:09Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës, ikja nga ballafaqimi në Kuvend ka arsye të shumta siç po shihet
  • 17:07“Një heroinë e panjohur” – Buzhala tregon historinë tronditëse të nënës Kumri: I vranë para syve 7 vëllezër dhe djalin