Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndëshkohen dy kamionë transportues në Ferizaj për ndotje të rrugës

GD
Gazeta Demos20 dhjetor 2025 në 16:28
Ndëshkohen dy kamionë transportues në Ferizaj për ndotje të rrugës

Pas ankesave të qytetarëve të pranuara përmes Qendrës së Komunikimit në Policinë Rajonale të Ferizajt, policia e trafikut ka ndaluar dhe ndëshkuar dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani private.

Sipas policisë, shoferët e autorizuar ishin të ngarkuar me transportimin e dheut, por nuk kishin kryer pastrimin e gomave të automjeteve para hyrjes në rrugë të asfaltuar. Si pasojë, rruga magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në fshatin Komogllavë, është ndotur në tri lokacione të ndryshme.

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 41, paragrafi 3, ndaj kompanive përgjegjëse është shqiptuar nga një gjobë në vlerë prej 1,000 euro për ndotje të ambientit.

Sipas ligjit, shoferëve u ndalohet hyrja nga rrugët dytësore të pashtruara në rrugë të asfaltuara pa larguar baltën apo materialet e tjera ndotëse nga rrotat e automjeteve.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes
  • 23:19Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?
  • 22:55Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja
  • 22:4258-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi
  • 22:34I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit