Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari kërkon përkthyes tjetër

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 12:16
Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari kërkon përkthyes tjetër

ër shkak se i akuzuari Endrit Nika kërkoi përkthyes tjetër, është ndërprerë seanca e rigjykimit të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Nika akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij).

Paraprakisht, fjalën hyrëse e dha prokurori Armend Hamiti, i cili deklaroi se pas administrimit të provave në aktakuzë dhe atyre të nxjerra gjatë shqyrtimit gjyqësor, do të vërtetohet fajësia e të akuzuarit.

Kurse, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Betim Shala tha se i bashkëngjiten ndjekjes penale dhe se do të paraqesin kërkesë pasurore-juridike.

Ndërkaq, me të kaluar tek mbrojtja e Nikës, avokati Tomë Gashi tha se duhet të sigurohet përkthyes i gjuhës gjermane- dialektit që flitet në Zvicër, me arsyetimin se i akuzuari ka probleme me të kuptuar përkthimin e gjermanishtes që flitet në Gjermani.

Më pas, trupi gjykues tha se kanë kontaktuar Këshillin Gjyqësor dhe u është thënë se nuk kanë përkthyes të gjuhës gjermane- të dialektit të flitet në Zvicër, raporton “Betimi për Drejtësi“.

I akuzuari kërkoi që t’i sigurohet një përkthyes tjetër, andaj gjykatësi i rastit Gazmend Bahtiri ndërpreu seancën, që të shikohet mundësia e sigurimit të ndonjë përkthyesi tjetër sikurse kërkoi Nika.

përkthyesakuzuaritjetër

Të ngjashme

Dënohet me 8 vjet burg i akuzuari për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor

Dënohet me 8 vjet burg i akuzuari për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor

11:28
Gjykata Speciale hap një tjetër përplasje me aleatët

Gjykata Speciale hap një tjetër përplasje me aleatët

09:36
Situatë e rëndë para Kryeministrisë, një tjetër kioskë përfshihet nga flakët

Situatë e rëndë para Kryeministrisë, një tjetër kioskë përfshihet nga flakët

18:33

Më shumë nga Lajme

  • 08:31Xhafer Gashi: U zhgënjeva nga LDK-ja, në shenjë respekti për të kaluarën unë dhashë dorëheqjen
  • 08:09Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës
  • 08:02Sot mot me diell e vranësia, kaq pritet të shkojnë temperaturat
  • 23:48Gazetari Blendi Fevziu tregon cila është gjendja shëndetësore e të riut që u goditë brutalisht nga Policia
  • 23:16Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar