Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pavarësia” në Prishtinë kanë bojkotuar mësimin sot, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ngrohjes në objektin shkollor, shkruan Gazeta Demos.
Një prind ka telefonuar në redaksinë e Gazetës Demos ku tha se kushtet në klasa janë të papërshtatshme për zhvillimin normal të procesit mësimor të fëmijëve, pasi temperaturat e ulëta po e bëjnë të pamundur qëndrimin e nxënësve për disa orë në bankat shkollore kështu duke theksuar se tërë kohën kanë qëndruar me jakne të veshura.
”Që dy ditë kanë shku fëmija në shkollë pa nxemje, i kanë mbajtë veç tri orë prej orës 07:00 në mëngjes pastaj i kanë lëshu, do me thënë pa jakne kanë shkruajtë tërë kohën edhe stafi i shkollës nuk po e pranojnë që ka qenë ftohtë. Për momentin mësimi është bojkotu mësimin e kanë mbajtë veç tri orë”, tha ajo për Demos.
