Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, të martën, bazuar në informatat paraprake kanë ndaluar një automjet në territorin e Prishtinës.
Gjatë kontrollit të automjetit, është konstatuar se brenda tij transportoheshin produkte të padoganuara të llojit “botox” dhe “fillerë” (produkte për përdorim estetik).
Pas veprimeve të mëtejshme operative dhe në koordinim me prokurorin kompetent, është kryer kontroll edhe në një lokacion tjetër në Prishtinë, ku është gjetur dhe ndaluar një sasi shtesë e këtyre produkteve.
