Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit zyrtar, të ndaluarit me inicialet B.S., V.S. dhe S.S. dyshohet se më 12 prill 2026 janë përfshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Vragoli, në komunën e Fushë Kosovës.

Ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes palëve, e cila më pas ka eskaluar në dhunë fizike. Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të rrezikshme, përfshirë thika dhe shkopinj druri, si pasojë e së cilës disa persona kanë pësuar lëndime trupore.